Në një intervistë në “Ora e Fundit” në “ABC News”, Ibsen Elezi foli për garën për Tiranën dhe kandidaturën e Florian Binajt. Ai u shpreh se duhet të jetë një figurë dinjitoze dhe me integritet.
Elezi theksoi se Partia Demokratike është e përçarë dhe se figura e Binajt është e pashpresë.
“Duhet të jetë një personalitet që ka kaluar shumë etapa të menaxhimit të pushtetit. Të marrësh një humorist dhe ta transformosh si politikan, është pak e vështirë. Që një humorist të kthehet në një politikan dhe të jetë i suksesshëm probabiliteti është shumë u vogël”, u shpreh Elezi.
Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se Partia Demokratike është në një situatë krize dhe se nuk nxjerr dot një kandidat të vetin.
“Me një kandidaturë si rasti i zotit Binaj, në fund Berisha do të dilte me sa me pak faj sepse do të kishte argument të thjeshtë, “do shprehej e donit dhe ja si përfundoi”. Florian Binaj për të qenë i suksesshme duhet të kishte një aktivitet disa vjeçar dhe të ishte evidentuar nga partia. Këtu nuk është më çështje prove dhe në këtë këndvështrim duhet parë e gjithë situata”, tha ai.
Më tej u shpreh: “Një individ nuk zgjidh dot problemet në të cilën ndodhet politika dhe shoqëria shqiptare, askush nuk mund ta bëjë vetëm. Këto janë punë që bëhen me stafe, grupe njerëzish shumë të mëdhenj. Duhet të jetë një elitë e tërë që kuptohet është e qartë në atë që do të bëjë që mund të sjellë ndryshime të mëdha”./abcnews.al/

