Gara për SPAK-un/ Arben Kraja para KLP-së: Kam eksperiencë drejtimi

schedule12:00 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 12:00 - 18 Dhjetor, 2019

Arben Kraja është kandidati i dytë i cili ka nisur prezantimin në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në kuadër të zgjedhjes së drejtuesit për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kraja ka paraqitur platformën e tij, ndërsa ka kërkuar besimin e KLP për të drejtuar SPAK-un, strukturën e re që do të ketë objekt të hetimin e niveleve të larta të krimit të organizuar, por edhe të korrupsionit.

Do të paraqes në mënyre të përmbledhur vizionin tim për drejtimin e SPAK. Jam i ndërgjegjshëm për punën që na pret për ngritje dhe efektivitetit e kësaj strukture.

Vlerësoj KLP për mënyren profesionale dhe transparente në përzgjedhjen e Prokurosisë për SPAK dhe sot për garën për drejtuesin e saj. Kam eksperiencë drejtimi e cila garanton suksesin tim ne drejtim te institucionit

Drejtuesi do të ketë eksperienca manaxheriale, njohuri administrative, financiare. Kërkoj besimin e KLP për të drejtuar këtë institucion të ri ku të vë në praktikë aftesitë e mia drejtuese. Kam punuar me asistencën ndërkombëtare për draftet e para për funksionimin e SPAK dhe ngritjen e BKH”, u shpreh ai.

I pyetur se si do të plotësojë dy vendet e SPAK, pasi deri më tani KLP ka emëruar 8 prokurorë, Kraja u përgjigj: Nga 15 prokurorë  që ka caktuar KLP për nisjen e SPAK kemi vetëm 8. Kemi 2 mundësi ligjore për plotësim: drejtuesi mund të caktojë një prokuror të përkohshmën që plotëson kriteret për të ushtruar veprimtari ne SPAK. E dyta, drejtuesi i SPAK mund të kërkojë PP prokurorë për një detyrë specifike në SPAK.”

Ndërsa pyetjes nëse e cilëosn veten si burrë shteti, prokurori tha: “Mendoj se jam i përshtatshëm për këtë pozicion sipas kritereve që Këshilli ka shpallur për këtë pozicion”.

Para tij përfundoi intervistën kandidati tjetër, prokurori Altin Dumani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!