Duke komentuar garën e brendshme në Partinë Demokratike, analisti Sokol Shameti ka shprehur rezervat e tij për kandidatët përballë Lulzim Bashës.
I ftuar në studion e ABC me Juli Xhokaxhi, Shameti e ka cilësuar si pandershmëri faktin se këta personazhe kur në PD janë marrë vendime të mëdha nuk kanë reaguar apo ankuar, ndërkohë që tani flasin për gabime dhe duan të marrin drejtimin e partisë.
“Nuk kam asnjë lloj interesi as kurioziteti sepse në kohën kur PD ka marrë veprime kolegjiale të rëndësishme unë nuk kam dëgjuar ndonjë ankesë. Më duket një moment pandershmërie nga ana e tyre, ose është paaftësi për të lexuar politikë. Nëse është kjo e e dyta s’ka pse aventurohet për të marrë partinë. Kur r shikon që partia jote ka gabuar pse nuk flet. Ata kanë gabimet e tyre është detyra e tyre të nxjerrin mësimet e duhura. Kur dikush e shikon që është duke u marrë një veprim i gabuar kjo s’më duket normale,” u shpreh ai.
Lidhur për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kryeministrin, Shameti thekson se nëse është vërtet i korruptuar Sali Berisha duhet të shpallet “non grata” në Shqipëri. Analisti shtoi se drejtësia duhet të fillojë të veprojë për të nxjerrë edhe emra të tjerë.
“Kur dikush vërtetohet se është i korruptuar vska pse i ndalohet hyrja në Amerikë. Në një vend normal, ajo që unë lexoj nga shpallja non grata është se korrupsionin mbajeni në vendin tuak. Ajo që duhet të ndodhë është se ai që është i korruptuar duhet të jetë non grata në Shqipëri. A jemi aleatë ne? Drejtësia duhet të vihet në lëvizje ta thërrasë dhe të shpallet non grata dhe të nxjerrë edhe ato dosjet për të tjerët. Shpallja non grata nuk është e drejtësisë, është e folur politike. Sepse mund të jetë e vërtetë se e keqja ka qenë deri në vitin 2013. Shqipëria mirë nuk po shkon akoma. SPAK duhet ti hapë hetimet për të gjithë ata që kanë sjellë këtë gjendje,” tha Shameti. g.v/abcnews.al

