Gara për kryepolicët/ Kandidojnë 43 emra për 12 drejtorë policie në qarqe

schedule14:29 - 30 Tetor, 2024

schedule 14:29 - 30 Tetor, 2024

43 oficerë të Policisë së Shtetit, me gradën “Drejtues” garojne per drejtore  te policise ne 12 qarqe te vendit. Keta jane kandidatet zyrtare te regjistruar ne perfundimit te afatit per kete konskurs

NE garë janë edhe 8  Drejtues aktual të Policisë në Qarqe, ndërsa pjesa tjetër janë me detyra nëndrejtorë, dhe drejtues departamentesh.

Të gjithë kandidatët do të dalin para Komisionit të Vlerësimit, ku këta të fundit do të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore, në Policinë e Shtetit, brenda 10 ditëve.

Ky Komisionin përbëhet nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ku pas analizimit dhe verifikimit për secilin prej garuesëve, do të përzgjidhen 36 prej 43 kandidatëve në garë, ose thënë ndryshe, 3 kandidatë për secilin qark.

Lista e përzgjedhur me 3 kandidatë për secilin qark, do ti dërgohet kryepolicit Ilir Proda dhe do të jetë ky I fundit që do të emërjë Drejtuesit në 12 Qarqet e vendit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!