Gara për kryepolic në qarqe/ Publikohet lista, 12 kandidatët me më shumë pikë emërohen drejtues

schedule12:56 - 10 Nëntor, 2024

schedule 12:56 - 10 Nëntor, 2024

Lista për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, është ngushtuar në 15 garues, nga 43 në total që shprehën interesin e tyre me hapjen e aplikimeve.

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve publikoi të dielën edhe listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.

Ajo që vihet re është se pas intervistimit nga komisioni i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, vetëm 15 prej garuesëve kanë mundur që të sigurojnë më shumë se 70 pikë.

Sipas rregullores, vetëm këtyre garuesve, iu lind e drejta për tu emëruar.

Tashmë do të jetë Drejtori I Përgjithshëm I policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili në bazë të disa kritereve, siç është kriminaliteti, situata, apo dinamika e një qarku, të emërojë 12 emrat e rinj të Drejtorive Vendore të Policisë.

Nga kjo garë më herët janë skualifikuar Ervin Ndreu,  Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu.

Listën e sistemit të pikëzuar e kryeson Vilson Bala, i cili së fundmi ka mbajtur detyrën e Drejtuesit të Forcës së Posaçme Operacionale. Ndërkohë tre të fundit në listën prej 15 garuesve që kanë ende të drejtën për tu zgjedhur renditen, Gjovalin Loka, aktualisht Drejtues I Policisë së Korçës, Tonin Vocaj aktualisht drejtues i Policisë së tiranës, dhe Skënder Hitaj, aktualisht Drejtues i Policisë së Durrësit.

Ndërkohë përveç garës për Drejtor Vendor, në Policinë e shtetit po zhvillohet edhe gara për Shef Komisariati. Mësohet se në këtë garë janë bërë pjesë mbi 450 kandidatë që kanë gradat komisar dhe kryekomisar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!