Gara për kreun e SPAK, prokurori Adnan Xholi depoziton kërkesën: Jam i interesuar

schedule16:16 - 28 Tetor, 2022

schedule 16:16 - 28 Tetor, 2022

Prokurori Adnan Xholi depoziton kërkesë dhe shpreh interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Xholi ka një karrierë mbi 20 vjeçare në prokurori. Qysh prej vitit 2013 ai punon në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është konfirmuar nga vettingu vitin e kaluar. Adnan Xholi ka qenë edhe kandidat për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), mirëpo nuk i rezultoi fitues.

Drejtuesi aktual, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 18 dhjetor dhe si detyrim këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën.

Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite.

Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat./abcnews.al/