Me 10 vota pro, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar kandidatët në garën e hapur për Drejtimin e Prokurorisë së Posaçme SPAK. Këshilli pasi shqyrtoi dokumentacionet vendosi që 4 kandidatë Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj të vazhdojnë fazat e tjera të kësaj gare.
Në votim nuk mori pjesë vetëm anëtari i 11 i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Zeqir Hodaj, për shkak se djali i tij, është si hetues në BKH nga një prej kandidatëve Klodian Braho.
Pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të caktoj edhe datat e fazës së dytë te garë për kreun e SPAK atë te intervistimit. Të 4 prokurorët do te dalin në intervistin lidhur me aspiratat e tyre dhe vizonin për drejtimin e SPAK.
Afatii fundit për zgjedhjen e kreut të ri te SPAK është data 18 dhjetor datë kjo që përkon edhe me datën kur i mbaron mandati drejtuesit aktual të Spak Altin Duamanit.
Mandati i SPAK është 3 vjeçar pa të drejtë rikandidimi.
Votimi për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme bëhet i hapur dhe nominal dhe kryetar i SPAK zgjidhet kandidati që merr më shumë vota në Këshill, pra mjafton të marrë një votë më shumë se kandidatët e tjerë.
Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, Këshilli me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm, kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.
Paralelisht me zgjedhjet e kreut të SPAK, po zhvillohet edhe procesi i emërimit të drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit./abcnews.al

