Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gara për kreun e SPAK/ Kandidati Gokaj: Pika ime e fortë është puna dhe integriteti, pika e dobët është te…

schedule13:17 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 13:17 - 11 Dhjetor, 2025

TIRANË- Prokurori Elvin Gokaj, një prej kandidatëve për drejtimin e SPAK, deklaroi se parimi kryesor i drejtimit të tij do të jetë integriteti dhe mbështetja e plotë e prokurorëve.

Ai u shpreh se përvoja e tij mbi 10-vjeçare në drejtimin e prokurorive në disa rrethe të vendit e ka mësuar rëndësinë e punës në grup dhe të pavarësisë profesionale brenda sistemit.

Sipas Gokajt, struktura e posaçme, pavarësisht se përbëhet nga rreth 20 prokurorë, funksionon më mirë kur drejtuesi ofron mbështetje të vazhdueshme dhe nuk ndërhyn në vendimmarrjen e tyre.

Duke folur për pikat e tij të forta, Gokaj renditi “punën, integritetin dhe mirënjohjen ndaj njerëzve që derdhin djersë për këtë vend”, ndërsa pranoi se dobësia e tij kryesore është njohja e kufizuar me programet kompjuterike.

Megjithatë, ai u shpreh se kjo sfidë do të kapërcehet me ndihmën e ekspertëve teknikë brenda institucionit:

“Drejtimi im do jetë vetvetja. Kam qenë mbi 10 vite drejtues në shumë rrethe të Shqipërisë. Unë do marr praktikat më të mira të kolegëve të mi paraardhës.  Praktikat më të mira është puna në grup. Pavarësisht se struktura e posaçme ka 20 prokurorë, e vetmja gjë që mund të bëjë drejtuesi është që t’u rri në mbështetje prokurorëve. Nuk do ushtroj asnjë ndikim te prokurorët.

Pikat e mia të forta: puna, integriteti, mirënjohja ndaj njerëzve që punojnë dhe që derdhin djersën për këtë vend. Pika e dobët janë programet kompjuterike, të cilat kanë avancuar kohët e fundit, por me ndihmën e ekspertëve brenda strukturës do ta kalojmë këtë fazë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!