Kandidati për kreun e SPAK Klodian Braho përpara KLP ka prezantuar platformën e tij, duke u ndalur të një sërë çështjes të rëndësishme.
Ai tha se gjithashtu vuri theksin te rëndësia e BKH, duke thënë se brenda BKH duhet një njësi të veçantë që të jetë në gjendje të realizojë veprime operacionale të përgjimit.
“Kam vlerësuar që Prokuroria e Posaçme, ka nevojë për krimin e një sektori të veçantë për analizën e informacionit. Ky sektor duhet të kryejë analiza kriminale, të shërbejë për matjen e riskut si edhe të shërbejë për prodhimin e raporteve periodike. Ngritja e sektorit të analizës është një hap i domosdoshëm. Sa i oërket sektorin financiar dhe të ekspertizës, sa i përket të parit do të merret masat që hetuesit të pajisen me të gjitha programet. Sa për ekspertizën është e nevojshme pajisja me mjete të fundit. Brenda BKH një njësi të veçantë që të jetë në gjendje të realizojë veprime operacionale të përgjimit. Trajnimi i personave përkatës do të rrisë efikasitetin. Në bashkëpunim me drejtorin e BKH, ngritja e kapaciteteve njerëzore e teknike do të bënte të mundur realizimin e pavarësisë operacionale. Ideja që kam për BKH është që Byroja që pritet të bëhet me 100 hetues, duhet të shndërrohen në strukturë në proaktive. Duhet të miratohet udhëzimi i përgjithshëm”, tha ai.

