Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit/ Ja emri i përzgjedhur nga Ministria e Brendshme, do i dërgohet qeverisë

schedule14:06 - 30 Shtator, 2024

schedule 14:06 - 30 Shtator, 2024

TIRANË- Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës.

Komisioni i Posaçëm kreu verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar, duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).

Në fund të këtij procesi, të premten që shkoi, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar.

• Z. Altin Mena
• Z. Ardian Çipa
• Z. Ilir Proda
• Z. Neritan Nallbati
• Z. Skënder Hita

Në fund, Ministria e Brendshme zgjodhi të dërgojë për emërim në krye të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, kandidaturë kjo, e cila pret të marrë dhe firmën e qeverisë shqiptare/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!