Më 22 maj zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të PD, ndërsa kandidatët në garë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi kanë nisur takimet në terren.
Komisioni i Rithemelimit të PD ka zbardhur axhendën e tyre.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e sotme në prani të përfaqësuesve të dy kandidatëve, u diskutua si pikë e parë e rendit të ditës kalendari i takimeve të kandidatëve.
Komisioni i Rithemelimit bën me dije se turi i takimeve fillon sot:
E premte, dt 13 maj 2022- Ora 17.00 – Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan.
E shtunë, dt 14 maj 2022- Ora 10.00 – Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës
Ora 11.30 – Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Has.
Ora 18.00 – Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier
“Komisioni ka njoftuar menjëherë degët përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do të vijojë punën e tij me përkushtim për të garantuar për secilin kandidat konkurim të lirë, garë të hapur e shance të barabarta. Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022“, thuhet në njoftim.
Data 22 maj për zgjedhje të kryetarit të ri të PD u caktua nga Kuvendi i 30 prillit, ndërsa duket se do të zhvillohen në një kohë kur gjykata ende nuk e ka thënë fjalën e fundit se kujt i përket drejtimi i selisë blu. /abcnews.al