Ka përfunduar gara e procesit të deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të BKH-së.
Kandidatët deklaratat e tyre i kanë dorëzuar me e-mail, pranë komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit.
Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre. Burime për abcnews.al pranë komisionit bëjnë me dije se disa prej kandidatëve nuk i kanë plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë.
Pas përfundimit të këtij procesi të kualifikuarit do ti nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit.
Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021./abcnews.al