Gara për GjK, Kim: KED të bëjë gati listën e kandidatëve, proceset nuk duhen keqpërdorur

schedule11:55 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 11:55 - 7 Dhjetor, 2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të mblidhet këtë javë për të  përmbyllur vlerësimet dhe të dërgojë listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Kështua shkruan ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një postim në Twitter sa i përket garës për Kushtetuesen.

Më tej, diplomatja amerikane shprehet se procesi duhet të respektohet, por jo të keqpërdoret. Sipas Kim, nuk ka asnjë arsye objektive që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri më 31 dhjetor.

Ambasadorja shprehet po ashtu se kjo është një çështje vullneti dhe “liderët duhet ta tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë.”

Postimi

“KED duhet të mblidhet  këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për ta dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që GjK  nuk mund të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Kjo është çështje vullneti. Liderët duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë.” s.b/abcnews.al/

Ndërkohë, edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca shprehet se është kritike që KED të përfundojë sa më shpejt procesin e vlerësimit të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Soreca thekson se funksionalitetit i plotë i kësaj Gjykate është kusht kryesor për të filluar bisedimet e pranimit në BE, në konferencën e përbashkët qeveritare. s.b/abcnews.al/

Postimi në Twitter

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!