Gara për “FBI”-në shqiptare, zbulohen emrat e dy prej pretendentëve

schedule12:53 - 22 Janar, 2020

schedule 12:53 - 22 Janar, 2020

Zbardhen disa prej emrave që kanë aplikuar për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime të sigurta brenda Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmojnë se kanë shfaqur interes për të drejtuar të ashtëquajturën FBI-në shqiptare emra të rëndësishëm të policisë.  Burimet thanë se në garë për kreun e BKH është Artan Shkëmbi, drejtues i Task-Forcës.

Në total deri më tani janë shtatë persona që kanë shfaqur interes, ndërsa vetëm katër prej tyre kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, i cili po shqyrtohet nga komisioni.

Interes për të qenë pjesë e BKH-së kanë shfaqur edhe shqiptarë që kanë punuar herët në poste të larta drejtuese, por që aktualisht jetojnë në SHBA. Njëri prej tyre është Fatos Dervishi, i cili në fillim të viteve ’90 ka qenë zv. Prokuror i Përgjithshëm.

Një nga kriteret kryesore për drejtuesin e BKH, krahsa eksperiencës, janë dhe aftësitë e mira fizike. Afati i fundit për të aplikuar për drejtuesin e BKH është data 30 janar 2020./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!