Gara për drejtorin e përgjithshëm të policisë, ministri Hoxha: Skualifikohen 4 kandidatë

schedule11:10 - 23 Shtator, 2024

schedule 11:10 - 23 Shtator, 2024

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka bërë të ditur se deri më tani janë skualifikuar nga gara katër kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Duke raportuar në Komisionin e Sigurisë, ministri u shpreh se brenda kësaj jave do të propozohet edhe emri i drejtorit të ri.

“Janë skualifikuar 4 kandidatë deri tani për garën Drejtor i Përgjithshëm i Policisë. U janë dërguar kërkesa për vlerësim të figurave. Brenda kësaj jave do propozohet edhe emri i drejtorit të ri tek Këshilli i Ministrave.”, ka thënë ministri.

Të skualifikuarit deri më tani:

Sami Rasha
Shemsi Premci
Ibrahim Disha
Hajrulla Xhivini

Në garë kanë mbetur:

Adriatik Tafçiu
Altin Mena
Ardian Çipa
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Ilir Proda
Lutfi Minxhozi
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Skënder Hita

Pasi Komisioni i Posaçëm të vlerësojë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të atyre që nuk i plotësojnë këto kushte bazuar në dokumentacionin e paraqitur, do të organizohet seanca dëgjimore me kandidatët dhe pas vlerësimit të pikëve, propozohet në Këshillin e Ministrave emri i më të mirit./abcnews.al