Gara për drejtorët e policisë/ Çollaku: Kemi pasur kontestime për vendosjen e kryepolicit, paqartësi për pastërtinë e figurës

schedule13:41 - 15 Nëntor, 2024

schedule 13:41 - 15 Nëntor, 2024

Policia e Kryeqytetit, iu besua Elton Alushit që ta drejtojë. Ky i fundit vjen nga një provojë e gjatë në policinë e Shtetit. Së fundmi ka mbajtur detyrën e zëvendës Drejtorit të Policisë së Vlorës.

Ai ka kaluar me sukses vettingun ndërsa, i është nënshtruar edhe filtrave të tjerë nga organet e akuzës. Në një intervistë në “News Line” në ABC News, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku komentoi listën e kryepolicëve në qarqe. Sa i përket kryepolicit të zgjedhur, Çollaku tha se ka paqartësi në pastërtinë e figurës së tij.

Gjatë intervistës, Çollaku mbajti një qëndrim kritik edhe ndaj ministrit të Brendshëm duke thënë se ka “një vullnet politik për të demonstruar besueshmëri”.

“Shumicën e tyre nuk i njoh. Vetëm disa po. Kemi pasur kontestime për vendosjen e kryepolicit. Duket se ka paqartësi, në pastërtinë e figurës së tij, në imunitetin e figurës së tij. Nga burime të besueshme duket se ka aludime për lidhje me grupe të paqarta qoftë me interesa ekonomike apo aktivitete të paligjshëm. Në raport me Ministrin e Brendshëm, nuk e kisha dëgjuar, por në disa reagime më janë dukur të papjekura, sidomos kur justifikonte  dhe kërcënimin e një deputeti brenda ambientit Parlamentit nga forca policore. Më duket si një vullnet politik për t’i demonstruar dikujt besueshmëri. Edhe për kryepolicin ka pasur informacione për marrëdhënie të paqarta me grupe të tjera”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!