Gara për bastionin e të djathtës, PD e Shkodrës propozon kandidatin

schedule15:46 - 2 Shkurt, 2022

schedule 15:46 - 2 Shkurt, 2022

Xhemal Bushati, ish-kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër është propozuar si kandidat nga dega e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 6 marsit në Bashkinë e Shkodrës. Propozimi ka kaluar për miratim në Kryesinë qëndrore në Tiranë. Bushati është i njohur në Shkodër si biznesmen.

Emrat që janë propozuar më herët ishin ishin edhe kreu aktual i PD Shkodër, Xhevdet Amuli, Nevila Xhindi, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, por me origjine nga Shkodra apo edhe Kliti Hoti konsullit aktual të nderit të Hungarisë në Shkodër.

Ndërsa në mbledhjen që po zhvillohet nën drejtimin e kryetarit Lulzim Basha ku marrin pjesë edhe deputetët e Shkodrës është dakordësuar që kandidat të zgjidhet Xhemal Bushati.

Duket se në 6 mars bastioni i të djathtës do të jetë një garë e fortë mes demokratëve. Koalicioni i Sali Bereishës me LSI, i cilëuar si “Shtëpia e Lirisë” garon në këto zgjedhje me Bardh Spahinë, ish-deputet dhe ish-zv.ministër i Shëndetësisë. Sakaq, Partia Socialiste ka zyrtarizuar Majlinda Angonin si kandidate për zgjedhjet e pjesshme lokale. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!