Një nga katër kandidatët për kryetar të PD-së, Agron Shehaj shprehet se e djathta shqiptare ka nevojë për reforma të thella dhe për këtë, ai thekson se ka planin konkret, që kalon përmes katër pikave, por për t’u jetësuar u kërkon demokratëve t’i besojnë në zgjedhjet e 13 qershorit.
“Partia Demokratike ka nevojë për reforma të thella. Ajo duhet të bëhet më e lirë, më meritokratike dhe më transparente ndaj publikut. Kështu do shpërblehen ata që e çojnë në fitore, kështu do mund të afrohen anëtarë të rinj dhe të aftë. Platforma që propozoj përmban këto 4 pika;
Prandaj propozoj se në Statut të sanksionohet se kryetari i Partisë Demokratike duhet të ketë vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet dhe të japë dorëheqjen kur humbet zgjedhjet parlamentare duke mos kandiduar më, pa asnjë justifikim, pa asnjë përjashtim.
Për këtë propozoj se në Statutin e Partisë Demokratike të sanksionohet parimi i zgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia me parimin “një anëtar, një votë”.
Sistem elektronik për shprehje mendimesh dhe votime nga anëtarësia. PD nuk do të pranojë financime nga sipërmarrës të mëdhenj, përfitues të fondeve publike, të përfolur në afera publike” shkruan ai./ db/ Abcnews.al