Dega e PD-së në Mallakastër ka konfirmuar nga votimet e sotme tre kandidatët në listë për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të arshshëm. Ish-deputetin Enkelejd Alibeaj, ish-kreun e bashkisë Agron Kapllani dhe Albert Avdulajn.
Nga 930 anëtarë të kësaj dege votuan 60% dhe si rezultat 85% kanë konfirmuar tre kandidatët për në fazën tjetër.
Ndërkohë që nga 500 anëtarë të degës së PD-së në Roskovec votuan 47% e tyre. Besnik Brahimaj, Diana Kociu, Almer Toska dhe Edmond Çepele janë kandidatët e zgjedhur nga Roskoveci.
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.
“Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.
Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike” sqaron PD-ja./ db/Abcnews.al