Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gara në PD, demokratët në Pogradec nxjerrin jashtë listës Klevis Balliun dhe ish-kryebashkiakun

schedule19:36 - 7 Tetor, 2020

schedule 19:36 - 7 Tetor, 2020

Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës votoi sot për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e listave për 25 prillin.

Procesi i votimit që ka nisur paradite ka përfunduar. Burime për abcnews.al konfirmojnë se është nxjerrë nga lista Klevis Balliu, një nga figurat më aktive në PD.

Bëhet e ditur se  Balliu ka marrë 310 vota kundër, ndërsa  Kapri 170 vota. Po ashtu demokratët e Pogradecit me votën e tyre kanë eleminuar dhe ish kryebashkiakun, Eduard Kapri. Mësohet se në total kanë votuar 450 anëtarë.



Në Korçë është konfirmuar lista e plotë. Po ashtu edhe në Maliq, mësohet se është konfirmua lista e plotë e kandidatëve.

Pjesëmarrja në votime ishte 60%. Ndërsa, burime thonë për abcnews.al se Ervin Salianji, po ashtu një figurë aktive e PD mori 28 vota kundër. Ndërkohë, në Ersekë është skualifikuar Artur Nazarko.

Lista me emrat e kandidatë që kualifikohen për të vazhduar garën:

1- Anila Hysenbegasi
2- Arjan Mançellari
3- Armant Zerka
4- Erald Kapri
5- Erlis Çela
6- Genti Çela
7- Oligert Muçllari
8- Selaudin Jakupllari

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!