Pesë shoferë janë arrestuar dhe mbi 1000 të tjerë janë vënë në hetim pasi janë konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia bën me dije se në pranga janë vënë pesë drejtues automjetesh të cilët janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Ndërkohë ka nisur hetimi për qindra të tjerë për gara shpejtësie, errësim të xhamit parapritës, përdorim të aparatit celular dhe shkelje të tjera.
Njoftimi
Gara më makina në qendrat e banuara dhe xham i errët, ndëshkohen “rebelët” në Tiranë
Vijojnë kontrollet e territorit në të gjithë kryeqytetin, me fokus parkimet e gabuara që bëhen pengesë për lëvizjen në qytet si dhe ndëshkimin e mjeteve që manifestojnë sjellje agresive në rrugë.
Në funksion të kontrolleve janë konstatuar dhe :
Arrestuar 5 drejtues automjetesh të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Proceduar për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 17 drejtues mjetesh.
Proceduar për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve 7 drejtues automjetesh sportive.
Proceduar 14 drejtues mjetesh për errësim të xhamit parapritës.
Proceduar 146 drejtues mjetesh për përdorim te aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
Proceduar 1123 automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim në kundërshtim sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.
Proceduar për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik 82 automjete.
m.v/Abcnews.al