Garat me makina kanë çuar në një aksident fatal në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së shtunës ku disa të rinj po garonin me makina me shpejtësi të lartë në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit.
Në një moment, një nga drejtuesit humb kontrollin e mjetit duke goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës. Ata dyshohet që ishin duke ndjekur nga afër garën. Goditja ishte fatale për të tre të rinj të moshave rreth të 20-ave, të cilët nuk arritën ti mbijetojnë plagëve të marra.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij tre trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë më të detajuar.
Drejtuesi është arrestuar./abcnews.al