Në përfundim të deklaratës dhe prezantimit të parë të kandidatit për kreun e PD-së, Agron Shehaj, gazetari i “ABC” Juxhin Mustafaraj ka sjellë një pasqyrim të konferencës së mbajtur nga Shehaj.
Lexo edhe: Gara e Shehajt, gazetari: Qëndrimet e forta kundër Bashës dhe zotimi për një statut të ri
“Basha nuk mund ta çojë PD drejt fitore”, ishte mesazhi që u dha në këtë deklaratë nga Agron Shehaj.
“Ka qenë interesante sepse për herë të parë, artikulonte qëndrime të forta në drejtim të Lulzim Bashës. Ai akuzoi Bashën si përgjegjësin kryesor të humbjes së 25 prillit dhe i kujtoi demokratëve se duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Në këtë bashkëbisedim u zotua se nën drejtimin e tij PD-ja do të miratojë një statut të ri që do t’i japë mundësi, kësaj force politike të zgjerohet. Sipas Shehaj Basha nuk është lider i korruptuar”, përcjell gazetari.
I ndalur tek platforma apo strategjia e Agron Shehajt, gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj tha se Shehaj pritet t’i shpalosë qëndrimet dhe mënyrën se si pretendon të qeverisë, gjatë takimeve në rrethe.
“Agron Shehaj shprehu pak nga platforma e tij politike për mënyrën se si duhet drejtuar Partia Demokratike që të jetë një force fituese. Duket se është një zgjedhje e stafit mbështetës të tij që disa prej zotimeve të z.Shehaj për mënyrën e drejtimit të PD-së ti shprehë gjatë takimeve në rrethe,”sqaroi Mustafaraj.
Shehaj gjithashtu i kërkoi anëtarëve të votojnë për një kandidat tjetër dhe jo për Lulzim Bashën sepse sipas tij nëse Basha do të jetë në krye të PD-së, atëherë kjo forcë politike do të humbasë edhe zgjedhjet e ardhshme.
/abcnews.al/