Gara e re e armatimeve në Ballkan

schedule13:19 - 31 Korrik, 2019

schedule 13:19 - 31 Korrik, 2019

Në një artikull të gjatë Di Welt shkruan se në Ballkan ka nisur një garë e re armatimesh. Sipas saj vendi që shpenzon më shumë në këtë fushë është Greqia, ndërsa në vend të fundit renditet Kosova.

Në korrik të këtij viti, Rumania ndaloi një transportues rus armësh në Danub. Ngarkesa përbëhej nga 10 tanke të përdorur por të modernizuar të cilat Moska i dërgonte në Serbi. Rusia planifikon të dërgojë në Serbi një paketë ndihme ushtarake prej 30 tankesh dhe 30 avionë luftarakë modernë.

Por, Rumania ndaloi ngarkesën duke u bazuar në sanksionet që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj Rusisë, për shkak të rolit të saj në Ukrainë të BE-së ndaj Rusisë. Moska përdori Hungarinë për të kaluar armatimet drejt Serbisë. Nis kështu artikulli i Di Welt, ku theksohet se në Ballkan ka filluar një garë e re armatimi.

“Kjo garë e re armatimesh është e gërshetuar me argumente politike. Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur për një bashkim doganor dhe po rriten së bashku ekonomikisht. Në Serbi, kjo shihet si një përpjekje për të krijuar një Shqipëri të madhe, një term me të cilin qeveria shqiptare pëlqen të provokojë”, shkruhet më tej.

Për sa i përket fondeve të secilit shtet në këtë garë armatimesh, në vend të parë renditet Greqia me 5.2 miliardë euro në vitin 2018 si buxhet për armatimin. Më pas vijnë rumunët me 4.6 miliardë euro.

Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, pak më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro. Shqipëria shpenzon 180 milionë euro, duke shënuar një rritje me 25 për qind me vitin 2017. Ndërsa Kosova shpenzon vetëm 63.3 milionë euro./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!