“Gara” e maturantëve me makina luksi e helikopterë, tezja zgjedh nipin 2-vjeçar si shoqërues

schedule10:26 - 6 Korrik, 2023

schedule 10:26 - 6 Korrik, 2023

Erinda është një nga maturantet që është bërë viral në rrjet. Ndryshe nga të gjithë moshatarët e saj, ajo ka zgjedhur që në mbrëmjen e maturës të shoqërohet nga nipi, duke marrë vëmendjen më të madhe.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Erinda ka treguar emocionet e atij momenti, duke e konsideruar një kujtim, që do t’i mbetet për gjithë jetën.

Ajo ka treguar se gjithçka ka shkuar perfekt, pavarësisht moshës së vogël, nipi pati një sjellje sikur të kishin bërë prova.

Marrëdhënia ime me nipin është shumë e ngushtë le të themi, jo si teze-nip, po si dy shokë të ngushtë dhe duke qene mbremja e maturës do linte kujtime shumë të gjata te unë. Doja që dhe personi që do më shoqëronte të ishte i veçantë, ashtu si dhe mbrëmje.

Më shoqëroi vetëm te hyrja, nuk është se qendroi gjithë natën. Ishte totalisht i përgatitur, sikur të kishim bërë prova. Mendova se nuk do rrinte, po u përshtat aq tepër se ndoshta e ka qejf vëmendjen dhe kur po shikonte të gjithë të veshur, po thoshte çuni bukur, goca bukur dhe i kishte shumë qejf. Madje, disa nga çunat thanë që na e mori vëmendjen, ne jemi kot”, u shpreh Erinda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!