Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gara e fortë e “bomberave”/ Kane, Mbappe dhe Haaland, sfidë e fortë për “Këpucën e Artë”

schedule12:45 - 26 Dhjetor, 2025

schedule 12:45 - 26 Dhjetor, 2025

Sezoni ende nuk ka arritur në gjysmën e tij, por që tani është projektuar gara për “Këpucën e Artë” 2025/2026. Kjo për meritë të tre protagonistëve, Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Erling Haaland, që me golat e tyre tregojnë për një sfidë me të vërtetë shumë të fortë.

Për momentin, në krye të listës qëndron Harry Kane. Sulmuesi anglez po jeton një sezon fantastik me Bayern Munih, ndërsa ka shënuar 30 gola në të gjithë kompeticionit.

Në Bundesligë, ai është i paarritshëm, pasi ka gjetur rrugën e rrjetës 19 herë, me një mesatare të frikshme realizimi në 15 javët e luajtura deri tani. Po ashtu, Kane numëron 5 gola në Champion League, po aq në Kupën e Gjermanisë dhe 1 në shënuar në finalen e Superkupës gjermane.

Në vendin e dytë qëndron Kylian Mbappe. Sulmuesi francez është kthyer në liderin e Real Madrid, ndërsa fundjavën e shkuar barazoi rekordin e Cristiano Ronaldo me 59 gola të shënuar në një vit kalendarik me skuadrën “merengues”.

Në edicionin 2025/2026, ai ka gjetur rrjetat kundërshtare plot 29 herë në të gjithë kompeticionet. Në 17 javët e La Liga ka shënuar 18 gola, pra më shumë se një të tillë për ndeshje.

Po ashtu, në Champions League është shënuesi më i mirë me 9 gola në 6 sfida, ndërsa ka realizuar edhe në Kupën dhe Superkupën e Spanjës. Vetëm me pak diferencë, pas Kane dhe Mbappe qëndron “bomber” tjetër I futbollit, siç është Erling Haland.

Për sulmuesin norvegjez janë 25 gola deri në këtë moment të sezonit. Në Premier League me Manchester City, ai nuk ka asnjë rival, pasi numëron 19 realizime në 17 javët e luajtura të kampionatit.

Po ashtu, Haaland ka shënuar edhe 6 të tillë në Champions League.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!