Ganimete Musliu vendos flamurin me emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit

schedule13:11 - 5 Mars, 2022

schedule 13:11 - 5 Mars, 2022

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka vendosur flamurin me emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit, ku po mbahet seanca solemne me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Musliu edhe më herët ka vendosur në Kuvend pankarta dhe mbishkrime në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Ndryshe, sot shënohet 24 vjetori i Epopesë së UÇK-së./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!