Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gangsterët e “Ndranghetas” do kalojnë dekada në qeli, vendimi për grupin mafioz

schedule18:55 - 7 Nëntor, 2021

schedule 18:55 - 7 Nëntor, 2021

Gangsterët e “Ndranghetas” , organizatës  më të fuqishme  të mafies në Itali, do të kalojnë dekada në burg. Drejtësia italiane dënoi 70 anëtarë të saj dhe të tjerë që kishin lidhje me të në gjyqin më të madh antimafia që nga fundi i vitit 1980.

Gjykatësi, Claudio Paris, lexoi vendimet e 91 të pandehurve në sallën e madhe të gjyqit të qytetit Lamezza Terme në Kalabrinë ( Italia e Jugut ), që po zhvillohet  që nga janari i këtij viti. Ndërsa 355 të pandehur të tjerë nuk janë gjykuar ende, pasi procesi i gjykimit do të vazhdojë dhe për dy vite.

Prokurori famëkeq antimafia, Nicola Gratteri – përpjekjet e të cilit për të mposhtur ‘Ndrangheta’ e detyruan atë të jetonte nën mbikëqyrjen e policisë për më shumë se 30 vjet – tha se vendimi “shkoi mirë”.

“Nga 91 të akuzuarit, 70 janë dënuar”, tha  prokurori i famshëm antimafia, Nicola Grateri, duke shtuar se të liruarit ishin  të mitur.

Disa nga anëtarët më të rrezikshëm të grupit u dënuan deri në 20 vite burg, sipas kërkesës së prokurorisë. Midis tyre ishte Domenico Macri. Pascual Gallon, krahu i djathtë i bosit të dyshuar të mafias Luigi Mancuso, gjyqi i të cilit është ende në pritje; dhe Gregorio Niglia, rolet e të cilit përfshinin blerjen e armëve, raportojnë mediet e huaja.

Akuzat janë organizatë mafioze, tentativë vrasje, pastrim parash, fajde, trafik droge, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje.

Grupi kriminal “Ndrangheta” me qendër në Kalabri, rajonin më të varfër të Italisë kontrollon pjesën më të madhe të kokainës që hyn në Evropë.  Ky rrjet trafikantësh  prej150 familjesh ka të paktën 6000 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në Kalabri, ndërsa mijëra të tjerë e mbështesin në mbarë botën, sipas ekspertëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!