Gana ka vendosur që nga e hëna të ndalojë hyrjen e çdo personi të pavaksinuar brenda territorit të saj. Ky është një vendim që asnjë qeveri në botë nuk e ka marrë deri tani. Mundësia për tu izoluar dy javë, nuk do t’i ofrohet asnjë personi që do të udhëtojë drejt shtetit afrikan.
Shtetasit e huaj që jetojnë në Ganë do të jenë të detyruar që të vaksinohen në momentin që mbërrijnë në aeroport. Autoritetet do të aplikojnë të njëjtën masë dhe për qytetarët e këtij vendi raporton “BBC”. Kufijtë tokësor dhe detar të shtetit afrikan kanë qenë të mbyllur që nga koha e pandemisë.
Qeveria ka vendosur që ganezët, do të jenë të detyruar që të vaksinohen para se të lejohen që të nisen drejt destinacionit të tyre. Ata do të jenë të detyruar që të marrin dy dozat e vaksinave, ndërsa personat që do vaksinohen me “Johnson and Johnson” do lejohen të udhëtojnë direkt.
Ministri i Shëndetësisë Patrick Kuma-Aboagye deklaroi që 60% e rasteve në dy javët e fundit janë zbuluar në aeroportin e vendit. Autoritetet pritet ta bëjnë vaksinimin të detyrueshëm nga muaji janar për punonjësit e qeverisë, punonjësit e shëndetësisë dhe studentët. / abcnews.al