Paris Saint-Germain raportohet se do të marrë një vendim përfundimtar në ditët në vijim për të ardhmen e Christophe Galtier.
Sipas “Le Parisien”, nuk ka gjasa që Galtier të qëndrojë në “Parc des Princes” edhe sezonin e ardhshëm.
Media franceze ka shkruar se krerët e klubit parisien kanë nisur kërkimet për zëvendësuesin e 52-vjeçarit.
Klubi nga kryeqyteti francez u eliminua edhe nga Kupa e Francës, teksa është vetëm në garë për të mbrojtur titullin në Ligue 1.
Vlen të theksohet se Galtier ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri në verën e vitit të ardhshëm.