Dyshja e njohur e futbollit italian, Adriano Galliani dhe Silvio Berlusconi, po vazhdojnë sfidën e tyre të radhës. Ish-drejtuesit e Milanit tashmë janë në krye të Monzës, një klub i vogël që militon në Seria C, por që sezonin tjetër do të luajë në Seria B.
“Në shtatorin e vitit 2018, i thashë Silvios se familja Colombo që e zotëronte Monzën do t’i nxirrte aksionet në shitje. Sapo e mori vesh ai më tha mbylle menjëherë marëveshjen. Pas disa orësh, unë e bleva klubin nga presidenti Colombo”, zbulon italiani për mikrofonat e “Sky Sport”.
”Ne duam që ky qytet i vogël të luajë në Seria A. Popullsia jonë është diku te 900,000 banorë dhe duam t’i bëjmë krenarë. Ibrahimovic? Është e pamundur që ai të luajë për ne. Në Seria B ka një rregull që të lejon deri në 18 lojtarë në skuadër që kanë lindur para vitit 1997”, mbyll Galliani. /abcnews.al