Galliani i bindur: Do bëhet i madh, Pirlo ishte trajner që kur luante

schedule08:27 - 11 Gusht, 2020

schedule 08:27 - 11 Gusht, 2020

Adriano Galliani e njeh mirë Andrea Pirlon. Ish-administratori i deleguar i Milanit i ka shijuar nga tribuna magjitë e “Profesorit”, i cili tani nis karrierën si trajner. Madje në krye të Juventusit. Askush nuk e priste të ndodhte kaq shpejt. Galliani ka folu së fundmi dhe është i bindur se Pirlo do shkëlqejë edhe si trajner.

“E takova me 5 gusht dhe i thashë: ‘Do ta shihni Andrea, ju do të keni një karrierë të shkëlqyeshme. Jeni i destinuar të jeni i suksesshëm edhe si trajner’. Gjithsesi nuk e mendova se mund të duheshin vetëm tre ditë të bëhet trajneri i Juventusit. E imagjinova, por brenda disa muajsh (qesh). Andrea qeshte, me zë të lartë”, tregon Galliani në intervistën e dhënë për Corriere dello Sport.

Më tej ai shton: “Pirlo ishte trajner që kur luante. Nëse do të më duhej një fjalë për të përkufizuar Andrean, do të ishte inteligjent. Ai gjithmonë studionte. Studionte kundërshtarët, vendet që luanin, situatat… Jam i sigurt që do të bëjë shumë mirë te Juventusi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!