Galatasaray ka njoftuar zyrtarizimin e Dries Mertens në repartin e sulmit.
Pasi arritën marrëveshjen të shtunën, mbrëmjen e sotme kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për të konfirmuar këtë transferim të madh.
“Dries Mertens ka nënshkruar. Duke luajtur për Napolin në Serie A për 9 vjet, ylli belg ka shënuar emrin e tij si goalshënuesi më i mirë i historisë së klubit Italian, duke kaluar legjendën Maradona me 148 gola dhe 47 asiste në 397 ndeshje.
Mirë se vini Mertens dhe i urojmë suksese”, njofton Galatasaray./h.ll/abcnews.al
? Galatasaray’a hoş geldin, @dries_mertens14 ✍️ pic.twitter.com/fINb4ATURc
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) August 8, 2022