Pavarësisht se në 5 ligat më të mira të Evropës merkatoja është mbyllur që më 1 shtator, në Turqi ekipet kanë dhe 11 ditë kohë për të forcuar akoma më shumë ekipet e tyre, për këtë sezon dhe për këtë gjë duket se po mendojnë dhe kampionët vendas të Galatasaray.
Pas shitjes së Nicolo Zaniolo tek anglezët e Aston Villa, “luanët” e Stambollit tashmë po mendojnë të afrojnë dhe dy lojtarë të tjerë, të cilët janë të dy pjesë e skuadrës së Tottenham, më konkretisht një mesfushor dhe një mbrojtës.
Bëhet fjalë për “fantazistin” francez, Tanguy Ndombele dhe mbrojtësin kolumbian, Davinson Sanchez, me të dy lojtarët që pëlqehen shumë nga tekniku Okan Buruk dhe që konsiderohen si një “ndihmesë” e madhe në luftën e “zjarrtë” për titullin kampion këtë vit, teksa kujtojmë se përforcima të shumta në skuadër kanë bërë dhe rivalët direkt të Galatasaray, Besiktas e Fenerbahce. /i.m /abcnews.al