Në fakt, Galatasaray ka befasuar që në merkaton e shkuar të verës me nënshkrimet e jashtëzakonshme që realizoi.
Klubi turk ende vazhdon ta bëjë këtë gjë, kur para disa ditësh arriti të sillte në Stamoll sulmuesin Zaha. Tashmë, raportime nga “The Sun”, thonë se Galatasaray është vënë pas mesfushorit të Manchester United, Fred.
Braziliani do të largohet nga United dhe tashmë klubi turk kërkon nënshkrimin e tij, por do të jetë në garë me Fulham për kartonin e brazilianit./h.ll/abcnews.al