Me “yllin” francez, Kylian Mbappe në 5 muajt e fundit të karrierës së tij, “gjigantët” e futbollit evropian, Real Madrid e Liverpool janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e ish-kampionit të botës, me “Gjelat Galezë” e në krahun tjetër, sheiku Nasser Al-Khelaifi kërkon ta mbajë 25-vjeçarin, në Paris, për t’i udhëhequr drejt “Veshëllapushes” të Champions League.
Prej disa sezonesh tashmë dihet se “garën” për firmën e Mbappe e udhëheqin “Galaktikët” spanjollë, me 14 herë fituesit e trofeut më të lakmuar në Evropë, të cilët janë klubi i “ëndrrave” të francezit, me këtë të fundit që si idhull ka 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, i cili historinë e tij e shkruajti në “librin” e “Los Blancos”.
Mirëpo, duket se bordi i Real Madrid e në veçanti, Presidenti, Florentino Perez është i lodhur nga “tekat” e Mbappe dhe sipas raportimeve më të fundit që mediave spanjolle mësohet se rekordmenët e La Liga i kanë bërë “yllit” të sulmit një ofertë më të ulët se ajo e vitit 2022, por që sërish do e çonte 25-vjeçarin, në majën e listpagesave të “Madrilenëve”.
Megjithatë, “fantazisti” i PSG ende nuk ka refezuar ofertën e “iberikëve”, ama sërish mbetet për t’u parë nëse Perez do të rrisë ofertën e “Galaktikëve”, teksa në Francë e konfirmojnë se Mbappe është në dijeni të propizimit të Al-Khelaifi, me këtë të fundit që po bën të pamundur për ta mbajtur sulmuesin, në “Parc des Princes”. /i.m /abcnews.al