Fillimisht u përfol për një kalim te “bavarezët” e Bayern Munich, mirëpo gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër për “gardianin” e Chelsea, Kepa Arrizabalaga, i cili orët e fundit lidhet ngushtë me një kalim te “galaktikët” e Real Madrid.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, “shtatlarti” iberik shihet si zëvendësuesit perfekt i belgut Thibaut Courtois, me këtë të fundit që u këputi ligamentet e gjurit të djathtë e pas operimit pritet të mungojë të paktën minimalisht 6 muaj.
Për shërbimet e Kepa nuk interesohen vetëm “galaktikët” e Real Madird, pasi “bavarezët” e Bayern Munich e shohin gjithashtu spanjoll, si zëvendësuesin perfekt të Manuel Neuer mes shtyllave gjermane dhe tanimë na mbetet veç të presim e shohim se ku do të vazhdojë karrierën e tij, portieri “më i shtrenjtë” në historinë e futbollit. /i.m /abcnews.al