Pas reagimeve të shumta për fyerjet raciste ndaj anësorit brazilian, Vinicius Junior, në përballjen e pasdites së djeshme ndaj skuadrës së Valencia, “galaktikët” e Real Madrid kanë vendosur të “veprojnë” teksa kanë dërguar një ankesë në Prokuorinë e Përgjithsme spanjolle gjestin e turpshëm ndaj brazilianit.
Nisja e procedurave ligjore u bë e ditur me anë të një njoftimi zyrtar nga ana e klubit, të cilët dënojnë rëndë thirrjet raciste ndaj anësorit brazilian, si dhe kërkojnë dënimin më të fortë për ngjarjet e ndodhura.
“Klubi i Futbollit Real Madrid shpreh kundërshtimin dhe dënimin më të fortë për ngjarjet që ndodhën dje kundër lojtarit tonë Vinicius Junior .
Këto fakte janë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj modelit të bashkëjetesës së shtetit tonë ligjor social dhe demokratik.
Real Madrid beson se sulme të tilla janë gjithashtu krime të urrejtjes, për këtë arsye ata depozituan një ankesë në Prokurorinë e Përgjithshme, në veçanti në Prokurorinë për Luftimin e Krimeve të Urrejtjes dhe Diskriminimit, për të hetuar faktet dhe për të identifikuar përgjegjësit.
Neni 124 i Kushtetutës spanjolle përcakton si funksione të Prokurorisë promovimin e dhënies së drejtësisë në mbrojtje të shtetit të së drejtës, të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik.
Për këtë arsye dhe duke pasur parasysh seriozitetin e ngjarjeve që kanë ndodhur, Real Madrid i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit si prokuror privat”,- thuhet në njoftimin e klubit madrilen. /i.m /abcnews.al