Së bashku me teknikun gjerman, Jurgen Klopp, në konferencën për shtyp përpara përballjes së nesërme ndaj Real Madrid, në UEFA Champions League, i pranishëm ishte dhe “tulipani” i sulmit të Liverpool, Cody Gakpo.
Në fjalët e tij, transferimi i dimrit i Liverpool, Cody Gakpo, duket tepër i entuziasmuar për përballjen e nesër në Champions e bashkë me të dhe gjithë ekipi i Liverpool.
“Ne si skuadër jemi gati. Duam të luajmë, duam të fitojmë mbi të gjitha në shtëpi dhe të kalojmë në tjetrën. Aksionet janë të larta, por ne duam të tregojmë se jemi një ekip i mirë.”,- është shprehur Gakpo, përsa i përket përballjes me “galaktikët”.
Gjatë konferencës Gakpo ka komentuar dhe 2 golat e tij të parë për Liverpool, të cilët erdhën në sfida shumë të rëndësishme, si “derbi i Merseyside” ndaj Everton dhe transferta e së shtunës ndaj Neëcastle.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme të shënosh golin tënd të parë në një ndeshje shumë të rëndësishme si “derbi i Merseyside”. Ishte një mënyrë e mirë për të filluar të shënosh dhe më pas të vazhdosh kundër Neëcastle. Ne treguam se po rikuperohemi nga një periudhë e vështirë dhe nesër kemi një ndeshje të mrekullueshme. mundësi për të treguar se jemi kthyer në rrugën e duhur”,- tha hollandezi i sulmit të “të kuqve”. /i.m /abcnews.al