Gafë në Twitter dhe ndjesë, Juventusi bëhet lëmsh me Pogba

schedule11:58 - 3 Korrik, 2020

schedule 11:58 - 3 Korrik, 2020

“Rikthim Paul Labile Pogba”, shkruhej mbi videon me golat e francezit me fanellën e Juventusit, ndërkohë që postimi bëhej nga faqja e bardhezinjve për ndjekësit spanjollë. Ai postim bëri që shumëkush të mendonte për një rikthim të kampionit të botës te kampionët e Italisë.

Zërat e merkatos kanë qenë të shpeshtë dhe Juventusi është lakuar si opsion për të ardhmen e mesfushorit të Manchester United. Gjithsei, e njëjta faqe ka menduar të shlyejë gabimin e bërë dhe të sqarojë gjithçka.

“Rikthim ishte për rikthim pas në kohë. Thjesht duam të kujtojmë golat nga një ish-lojtar i klubit. Mos mendoni ndryshe”, shkruhet në postimin dytë, shoqëruar edhe me një “emoji” ku kërkohet falje. /abcnews.al