Gafat e rënda, Varane: Humba unë, jo Reali! S’kam asnjë shpjegim

schedule09:06 - 8 Gusht, 2020

schedule 09:06 - 8 Gusht, 2020

Raphael Varane “tradhtoi” spanjollët e Real Madrid, duke gabuar rëndë te golat e pësuar në sfidën e djeshme kundër Manchester City. Skuadra e Zinedine Zidane u eliminua nga Champions League dhe u vërtetua edhe njëherë se pa Sergio Ramos në fushë Reali vuan në aspektin mbrojtës.

Varane nuk fshihet dhe merr përgjegjësitë e humbjes së pësuar: “Dua të tregoj fytyrën time dhe ta them që kjo humbja është e imja. Marr përgjegjësitë e mia. Ishim përgatitur mirë, por gabimet paguhen në këtë nivel shumë shtrenjtë. Jam i trishtuar për shokët e skuadrës.

https://youtu.be/3Y9uxEN1S3M

Nuk mund t’i shpjegoj gabimet, ndodh në futboll. Ishte një natë e vështirë për mua. Ndeshja që bëmë më krijoi ndjesi të mirë, por ndoshta ndërmorëm më shumë rreziqe seç duhet në fillim dhe i paguam shtrenjtë.

U jam mirënjohës shokëve të skuadrës për mbështetjen. Nuk më ka ndodhur gjatë karrierës time të bëj gabime që kushtojnë kaq shumë”, u shpreh pas ndeshjes Varane, dukshëm i zhgënjyer dhe i mërzitur me atë që kishte bërë në fushën e lojës. /abcnews.al