Edhe pse 77-vjeçari Trump shpesh e vë në shënjestër Biden duke e quajtur “Sleeping Joe”, për gabimet e tij të shpeshta publike, ai gaboi vetë të shtunën ku gjatë një tubim fushate në Claremont, New Hampshire, e quajti Obamën president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të shtunën, Trump mbajti një fjalim në Claremont, New Hampshire, ku tha se kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i bëri thirrje ‘Presidentit Obama’ të jepte dorëheqjen dhe ‘të zëvendësohej nga Trump’.
Kjo përkundër faktit se Obama nuk ka qenë në pushtet që nga viti 2016.
“Kreu i Hungarisë, Viktor Orban, shumë i fuqishëm në vendin e tij, por edhe jashtë vendit të tij, u intervistua dy javë më parë dhe u pyet se për çfarë do ta këshillonte presidentin Obama.
E gjithë bota duket se po shpërthen nga jashtë dhe nga brenda. Ai tha se “është shumë e thjeshtë, ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë dhe të zëvendësohet nga Presidenti Trump, në të cilën bota ishte e sigurt”, tha Trump, duke iu referuar, kryeministrit të Hungarisë”.
Sipas revistës Forbes, Trump i është referuar Obamës disa herë gjatë muajve të fundit, përfshirë në një tubim fushate në Iowa më 1 tetor, dy herë në një intervistë në radion Fox Neës më 11 tetor dhe tre here në një fjalim të 15 shtatorit para udhëheqësve të besimeve të ndryshme në Uashington.