Koleksionon gafë pas gafe presidenti amerikan Trump i cili gjatë takimit me homologun italian Matarella, në Shtëpinë e Bardhë, harroi t’i jepte dorën. Ndërsa më pas do të deklaronte se marrëdhëniet SHBA-Itali datojnë që nga koha e Romës antike.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump mund të konsiderohet i famshëm për sa i përket shtrëngimeve të duarve me liderë të tjerë ndërkombëtarë. Por këtë herë presidenti amerikan Trump, kurseu homologun e tij italian Matarella.
Në takimin mes tyre në shtëpinë e bardhë, Trump u përqendrua te fotografët, dhe nuk e vuri re që presidenti italian i kishte zgjatur dorën. Matarella-s më pas nuk i mbeti çtë bënte tjetër përveç se të ndiqte Trump brenda në shtëpinë e bardhë
Më pas presidenti amerikan do e rëndonte dhe më shumë situatën duke treguar se kishte pak njohuri për historinë italiane, por dhe për atë amerikane. Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia lidhen nga një trashëgimi e përbashkët kulturore dhe politike e cila daton mijëra vjet më parë që në kohën e Romës antike.
Një deklaratë e cila bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, me qindra komente ironike dhe fotografia e përkthyeses italiane e cila shfaqej e shokuar pas shpinës së Trump gjatë takimit./ABC News Albania