Gafa e klubit më të prekur nga koronavirusi, mbrojtësi jep lajmin e mirë

schedule09:17 - 16 Mars, 2020

schedule 09:17 - 16 Mars, 2020

Sampdoria është skuadra më e prekur nga koronavirusi. Klubi konfirmoi se plot 8 lojtarë ishin infektuar me COVID-19, por për fat të mirë janë vetëm shtatë. Njëri prej tyre, Omar Colley ka rezultuar negative.

Ndoshta një gafë e klubit dorian, gjithsesi rëndësi ka që mbrojtësi nga Gambia nuk ka probleme dhe po kalon një gjendje të mirë shëndetësore. Lojtari afrikan sqaron gjithçka me një postim në rrjetet sociale.

Të dashur familjarë, miq dhe tifozë, ju falënderoj për mesazhet dhe shqetësimin e shprehur ndaj meje. Unë bëra një test gjaku dhe mushkërie ditën e enjte dhe rezultatet ishin negative. Të Premten bëra një test tjetër të hundës, por rezultatet ishin të pasigurt.

Mund të konfirmoj që familja ime dhe unë jemi të pastër dhe kemi shpëtuar nga koronavirusi. Falënderoj Sampdorian për ndihmën dhe mbështetjen që kemi marrë dhe vazhdojmë të marrim. Lutem për të sëmurët dhe uroj të shërohen sa më shpejt”, shkruan Colley. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Cari famigliari, amici e fan, Grazie per i vostri messaggi e la vostra preoccupazione nei miei confronti. Ho eseguito un esame al sangue e ai polmoni giovedì 12 marzo 2020 e i risultati erano negativi. Venerdì 13 marzo 2020 ho rifatto un altro test nasale ma i risultati erano incerti. Posso quindi confermare che io e la mia famiglia siamo sani e salvi dal Corona Virus. Ringrazio la Sampdoria per l’aiuto e il supporto che abbiamo ricevuto e che continuiamo a ricevere. Prego per i malati e auguro loro una pronta guarigione. Il mio cuore va anche a tutti i coraggiosi medici, infermieri ed esperti in medicina che lavorano giorno e notte per combattere il virus. #stateacasa #statebene Omar Colley

A post shared by Omar Colley (@ocolley15) on