Gafa e ish presidentit amerikan Bush: Ngatërron Ukrainën me Irakun

schedule08:30 - 19 Maj, 2022

schedule 08:30 - 19 Maj, 2022

George W Bush, gjatë tetë viteve të tij si president i Shteteve të Bashkuara ka bërë shpesh gafa, shkruan The Guardian.

Në një event në Dallas të mërkurën kur ai po kritikonte sistemin politik të Rusisë ngatërroi Ukrainën me Irakun.

“Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut”. Ai e korrigjoi shumë shpejt duke thënë “E kam fjalën për Ukrainën”.

Bush urdhëroi pushtimin e Irakut në 2003 për të gjetur dhe shkatërruar armët e pretenduara të shkatërrimit në masë që nuk u gjetën kurrë.

Konflikti i zgjatur shkaktoi qindra mijëra viktima dhe zhvendosi shumë të tjerë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!