Gafa e faqes së njohur, Mezani ironizon Dritën armike: Kjo renditja reale

schedule20:39 - 26 Korrik, 2020

schedule 20:39 - 26 Korrik, 2020

Gjilani zhvilloi një sezon shumë të mirë dhe ishte shumë afër fitimit të titullit kampion, trofe që nuk e ka fituar kurrë në histori. “Skifterat” e mbyllën sezonin me kuotë të barabartë pikësh me Dritën (nga 68), por titulli shkoi për “armiqtë” e përjetshëm, të cilët ia dolën falë rezultateve më të mira në ndeshjet direkte.

Gjithsesi, ekipi i drejtuar nga Gentian Mezani, korri një fitore shumë të rëndësishme kundër Flamurtarit ditën e sotme. Keita Razak, sulmuesi 23-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, gjeti golin e fitores në minutën e 73-të (i teti në këtë sezon për të).

 

Postimi i Mezanit, trajnerit të Gjilanit

Rezultati 0-1 fundosi Flamurtarin (kuqezinjtë nga Prishtina u rrëzuan një kategori më poshtë) dhe i siguroi Gjilanit kualifikimin në Europa League për herë të parë në histori. Trajneri vlonjat nuk e kurseu ironinë pas mbylljes së sezonit në IPKO Superliga.

Mezani publikoi një foto të flashscore, faqes së njohur sportive që kishte nxjerrë Gjilanin kampion dhe Dritën në vend të dytë. Sigurisht një gafë që u korrigjua më pas. “Kjo duhet të ishte renditje e vërtetë“, shkruan timonieri i “Skifterave” në instastory. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!