Gafa e Bloomberg: Rusia nis pushtimin e Ukrainës

schedule11:36 - 5 Shkurt, 2022

schedule 11:36 - 5 Shkurt, 2022

Agjencia amerikane e lajmeve Bloomberg publikoi një artikull me titull: “Rusia pushton Ukrainën”. Sigurisht që nuk kishte një fakt të tillë dhe Bloomberg më vonë pranoi gabimin e tij dhe hoqi artikullin.

 

Shpjegimet e Bloomberg

Duke postuar artikullin në faqen e saj, Bloomberg e pranoi gabimin  ndërsa shprehu keqardhjen për veprimin që kishte ndodhur.

“Ne po përgatisim tituj për shumë skenarë dhe një nga këta tituj është publikuar gabimisht rreth orës 16:00 në faqen tonë të internetit”, raportoi agjencia e lajmeve, duke shtuar: “Na vjen shumë keq për gabimin”.

Përgjigja e Rusisë

Moska iu referua gjithashtu çështjes, duke komentuar se retorika agresive e Perëndimit e shtyn Bloomberg-un të transmetojë lajme të rreme.

“Nuk ka gjasa që ata të jenë provokues, nuk kemi nevojë të ekzagjerojmë ngjarjen,” tha Dmitry Peshkov, një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin.

Zëdhënësi rus theksoi se vetë agjencia kërkoi falje për gabimin por nuk mungoi të tallte mediat amerikane, duke thënë se “edhe pse Bloomberg është sigurisht një medium kaq serioz, ndoshta tani nuk do të themi më lajme të rreme, por lajme të Bloomberg”.

“Ky është një demonstrim i përsosur se sa e rrezikshme mund të bëhet situata nga deklaratat e pafundme  që dëgjojmë nga Uashingtoni, Londra dhe kryeqytete të tjera europiane,” tha ai.

Kreu i agjencisë ka urdhëruar një hetim dhe do të sqarojë rrethanat në të cilat ka ndodhur publikimi i artikullit, sipas agjencisë ruse TASS.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!