Gabriel “sulmon” Schulz: Partia nuk vlerësoi meritat e mia si ministër

schedule13:22 - 9 Shkurt, 2018

schedule 13:22 - 9 Shkurt, 2018

Në një ntervistë për mediat gjermane, ish- lideri i socialdemokratëve Sigmar Gabriel sulmoi Martin Schulz, qe nuk pranoi ta rikonfirmoje në postin e ministrit të jashtëm

Ish lideri i socialdemokratëve gjermanë, Sigmar Gabriel, nuk ka pranuar të dalë nga skena politike në heshtje. Në një intervistë për të përditshmen “Funken Mediengruppe”, ai shprehu gjithë pakënaqësinë dhe zhgënjimine tij duke sulmuar lidershipin e partisë. Kjo për arsyen se nuk pranoi ta rikonfirmonte si ministër të jashtëm, një post që do të merret nga lideri aktuali partisë Martin Schulz.

Gabriel u shpreh se ishte i zhgënjyer nga mungesa e respektit në radhët e partisë së tij, dhe se fjala e dhënë tashmë nuk ka asnjë kuptim mes socialdemokratëve.

Në Berlin thuhet se i ishte premtuar se do të qëndronte në krye të diplomacisë gjermane dhe në qeverinë e ardhshme. Gabriel shpjegoi se ishte i neveritshëm fakti që partia e tij nuk i njeh meritat si ministër i jashtëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!