Leroy Sane ishte dëshira e madhe e Bayern Munich gjatë verës, por gjermanët nuk e blenë sulmuesin që u dëmtua në ditët e fundit të merkatos. Së fundmi Bild ka raportuar për një prapaskenë merkatoje mes klubit gjerman dhe Manchester City.
Bëhet fjalë për transferimin e Gabriel Jesus. Raportohet se “Qytetarët” refuzuan ofertën për Sane dhe u kanë propozuar bavarezëve të blejnë sulmuesin brazilian për më pak se 100 milionë euro. Bayern e hodhi poshtë propozimin, thuhej një ditë më parë.
Gjithsesi sipas Gabriel Jesus nuk ka asgjë të vërtetë. Vetë sulmuesi ka lënë një koment në një faqen në “Instagram”. Shkurtimisht ai e konsideron të gjithë një gënjeshtër. /abcnews.al