Gaboni hap kufijtë 3 ditë pas grushtit të shtetit

schedule17:44 - 2 Shtator, 2023

schedule 17:44 - 2 Shtator, 2023

Administrata ushtarake në Gabon njoftoi rihapjen e kufijve tokësor, ajror dhe detar.

Zëdhënësi i Komitetit për Tranzicionin dhe Rivendosjen e Institucioneve (CTRI), Ulrich Manfoumbi Manfoumbi në një deklaratë për televizionin shtetëror ndau informacionin për rihapjen e kufijve tokësor, ajror dhe detar.

Ai theksoi se synojnë të ruajnë mbisundimin e ligjit dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe të gjithë botën. “Kufijtë e Gabonit po hapen sërish tre ditë pas grushtit të shtetit”, tha Manfoumbi.

Duke tërhequr vëmendjen se Gaboni është i vendosur në përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare, Manfoumbi tha se udhëtarët që hyjnë dhe dalin nga Gaboni do të mund të kryejnë udhëtim nëse paraqesin dokumentet e tyre të udhëtimit.

Kufijtë në Gabon u mbyllën pas grushtit të shtetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!